Eduard Shalsi

Z. Eduard Shalsi lindi në Korçë në vitin 1968. Ai është diplomuar në degën Biologji -Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Ai është i martuar dhe ka tre femijë. Z.Shalsi gjatë viteve 1990-1992 ka ushtruar profesionin e mësuesit në arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm. Ai punoi për tre vite në Greqi dhe më pas u rikthye në Shqipëri dhe punoi në Tirana Bank. Në vitin 2003, pas 7 viteve eksperiencë në sektorin bankar ai zgjidhet drejtori i INSIG (kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri). Një vit më vonë ai emërohet shef i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe nga viti 2007-2009 ka ushtruar funksionin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Në vitin 2009 ai zgjidhet për herë të parë deputet i qarkut të Tiranes dhe është rizgjedhur përsëri në vitet 2013, 2017 ,2021, respektivisht në qarkun e Tiranës, Beratit dhe Korçës. Aktualisht është deputet në qarkun e Tiranës. Ai është emëruar dy herë në funksionin e ministrit, ku ka ushtruar funksionin e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore e më pas të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Z. Shalsi ka qenë Kryetar i Komisionit Palamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, ndërkohë që prej vitit 2021 është Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat pranë Kuvendit të Shqipërisë. Mes gjithë këtyre posteve, ai ka qenë anëtar i delegacionit të Kuvendit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nga viti 2004-2007. Ai është aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësise Shqipëri-Francë; kryetar i Delegacionit Shqiptar për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Hobet e tij përfshijnë shahun (Z.Shalsi është President Nderi i Federatës Shqiptare të Shahut), sportet dhe mandolinën. Përveç gjuhës shqipe, ai flet rrjedhshëm anglisht, italisht dhe greqisht. Shiko më shumë

Card Title

25 MAY 2016

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Maxime ipsa ratione omnis alias cupiditate saepe atque totam aperiam sed nulla voluptatem recusandae dolor, nostrum excepturi amet in dolores. Alias, ullam.